Aksion i policisë ndërtimore në Ballsh, prishen ndërtimet pa leje – (16 shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në Bashkinë e Ballshit, ka nisur aksioni për prishjen e kioskave. Pronarët e 71 lokaleve nuk kanë kundërshtuar vendimin e policisë ndërtimore, madje vetë ata kanë çmontuar pajisjet e lokaleve, pa pritur zhurmën e fadromave të policisë. Aksioni ka filluar mbi kioskat përpara godinës së bashkisë, për të vijuar në lagjet “28 Nëntori” dhe “6 Shkurti”, të qytetit të Ballshit./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame