“Çështja Balili”, shoqërohen 11 persona dhe kontrollohen 10 banesa


“Çështja Balili”, shoqërohen 11 persona dhe kontrollohen 10 banesa

09:40 28/01/2017

Një aksion policor është zhvilluar për të shumëkërkuarin Klement Balili. Mësohet se kontrollet janë zhvilluar mëngjesin e sotëm në banesat dhe në disa biznese të tij në Sarandë dhe Delvinë.

Policia ka shoqëruar disa pjesëtarë të familjes së Klement Balilit i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia greke si drejtuesi i një organizate të fuqishme narkotrafike, e cila vepronte në disa vende të Europës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të Planit të Masave për kapjen e personit në kërkim Klement Balili, si dhe në zbatim të Ekzekutimit te Urdhërave të kontrollit në banesat e familjarëve të Balilit, lëshuar nga Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  Policia e Shtetit ka  kontrolluar me shumë korrektesë:

10 banesa, 3 hotele, si dhe janë shoqëruar 11 persona për tu marrë në pyetje:

Konkretishtsht janë kontrolluar:

1 . Banesa e Klement Balilit në Stjar/Delvinë;

2 . Banesa e B. B në Stjar/Delvinë;

3 . Banesa e S. B.,në Stjar/Delvinë;

4 . Banesa e H.B, në Stjar/Delvinë;

5 . Banesa e Th, F, në Sarandë;

6 . Banesa e Th. F, (e dyta) në Sarandë;

7 . Banesa e Th. F, në Sarandë;

8 . Banesa e E. Sh, në Sarandë;

9. Banesa e A. S, në Sarandë;

10. Banesa e A.H në Sarandë.

Janë shoqëruar në Gjirokastër dhe po  intervistohen:

1 . H. B.

2 . S. B;

3 . B. B;

4 . J. B;

5 . Th. F;

6 . A. B;

7 . E. Sh;

8 . V. H;

9 . A. S;

10 . D. B;

11 . E. A.;

Vijojn veprimet nga Policia e Shtetit

 

 






Të ngjashme