Aksion policor në qytetet kryesore


Aksion policor në qytetet kryesore

19:20 02/03/2014 aksioni policorPolicia e Shtetit njoftoi se që prej mëngjesit të së Dielës ka nisur kontrollin e ambienteve dhe personave të evidentuar për krime të rënda, armëmbajtje pa leje dhe të dyshuar për vepra penale lidhur me eksplozivët.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, në këtë operacion janë përfshirë rreth 640 forca policore të Drejtorive të Policisë në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, të mbështetura nga forcat Speciale RENEA, si dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë te Shkodres,Tiranës dhe Fierit.

Policia tha se po ushtrohen kontrolle të befasishme bazuar në informacionet e grumbulluara për persona të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Sipas policise është ushtruar kontroll në 164 ambiente të ndryshme, si dhe janë shoqëruar për veprime të mëtejshme 49 persona.

Gjatë kontrolleve të ushtruara është bërë i mundur sekuestrimi i 1.5 kg lëndë e dyshuar si heroinë, 11 armë zjarri, 2 garanta, 700 mijë euro, pajisje për proshimin e eksplozivëve, marjuanë etj.





Të ngjashme