Aksionet e policisë në Gjirokastër, Fier e Lezhë – (18 Janar 2001)


Aksionet e policisë në Gjirokastër, Fier e Lezhë – (18 Janar 2001)

14:01 18/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Dy ditë më parë në zonën kufitare Llongo në Gjirokastër, janë vjedhur me armë tre persona refugjatë shqiptarë. Shërbimet e policisë, kanë ngritur postblloqe në vendin ku ndodhi vjedhja dhe si rezultat, u bë e mundur kapja e dy autorëve, që ishin, Dritan Goxhaj dhe Agron Pekmezi. Këta persona kanë dalë me maska dhe të armatosur para tre refugjatëve shqiptarë, që ktheheshin nga Greqia dhe pasi i kanë keqtrajtuar i kanë marrë edhe një sasi parash, së bashku me pasaportat e tyre.

Zyra rajonale e luftës kundër drogës, së drejtorisë së policisë Fier, gjatë një kontrolli në banesën e shtetasit Ferro Muskaj, ka kapur dhe sekuestruar një sasi prej 9.5 kg kanabis sativa dhe 100 gr farë hashashi. Ndaj Muskajt u morr masa e arrestit. Edhe në fshtin Varibob, zyra e e luftës kundër drogës, ka sekuestruar 30 kg bimë narkotike dhe 400 rrënjë kanabis sativa.

Ndërsa komisariati i Lezhës ka ndaluar shtetasin, Gjergj Drangu, pasi për motive pronësie, me një granatë dore ai ka dëmtuar dyqanin e një shtetase, me vlerë 50 mijë lekëshe./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme