Aksioni antikioskë përfshin edhe qytetin e Lushnjes – (19 Dhjetor 2000)


Aksioni antikioskë përfshin edhe qytetin e Lushnjes – (19 Dhjetor 2000)

16:18 19/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Aksioni antikioskë ka përfshirë edhe qytetin e Lushnjes. Në këtë vend dikur kanë qenë 25 kioska të cilat janë prishur pa probleme nga policia ndërtimore e këtij qyteti. Megjithëse kanë kaluar kohë e mbeturinat e këtyre ndërtimeve pa leje vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Një muaj më parë bashkia e qytetit të Lushnjes, në vend që të detyronte pronarët e kioskave të largonin mbeturinat e tyre, çelën një fond për pastrimin e tyre. Por fondi mesa duket mbaroi shpejt dhe nuk mjaftoi që ta rikthente sipërfaqen e kioskëzuar si dikur. Qytetarët lushnjarë shprehen të kënaqur me aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme