Aksioni i INUK, tjetër përplasje me policinë


Aksioni i INUK, tjetër përplasje me policinë

20:14 28/03/2014 FNSH_FIERInspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka shembur sot një ndërtesë 2 katëshe të ndërtuar pa leje përgjatë aksit Levan – Tepelenë.

Pranë godinës ishte planifikuar edhe ndërtimi i një karburanti.

Gjatë paradites, ndërtuesit dhe banorë të tjerë kundërshtuan prishjen e këtij objekti pasi pretendonin se po e legalizonin atë.

Por me ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ata janë larguar nga godina ndërsa forcat e INUK kanë realizuar shembjen e godinës.

Përfaqësues të INUK thanë se deri tani, përgjatë aksit Levan- Tepelenë janë shembur 21 objekte nga 169 të planifikuara.

 





Të ngjashme