Aksioni i pastrimit në Javën e Tokës
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ndërmarr një tjetër aksion pastrimi në kuadër të javës së tokës. Nga Divjaka ministri Blendi Klosi bëri me dijë pas datës 22 Prill shteti do të funksionojë krejt ndryshe përsa i përket mbrojtjes së Mjedisit.
“
Ajo çfarë ne ndiejmë, edhe në këtë prag sezoni turistik është kërkesa gjithmonë e në vazhdim për shumë më tepër kapacitete turistike, por kjo nuk mjafton. Duhet të kemi edhe një Shqipëri të pastër. Është i pamundur zhvillimi i një Shqipërie turistike në qoftë se nuk kemi një Shqipëri të pastër”.
Në kuadër të këtij aksioni është një ndarje e sipërfaqes me të gjithë prefektët për të pastruar në zonat bregdetare dhe pranë lumenjve. Në pastrimin e plazhit të Divjakës u angazhuan 1 mijë nxënës, studentë, forca të armatosura, punonjës të bashkisë dhe agjencive të zonave të mbrojtura.
Tv Klan