Aksioni i policisë, 762 gjoba në 1 orë e gjysmë
Gjatë një ore e gjysmë, policia vendosi 762 masa administrative, shumica prej të cilave janë për mosvendosjen e rripit të sigurisë.
Rreth 850 punonjës të Policisë Rrugore të shpërndarë në 12 qarqe u angazhuan në operacionin e koduar “Blici Rrugor”.
Gjatë ditës së premte, efektivë të Policisë Rrugore të pozicionuar në 160 pika kontrolli, vendosën 421 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe 341 masa administrative për shkelje të tjera.
Operacionet e policisë për ndëshkimin e çdo shkelje të Kodit Rrugor do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
Tv Klan