Aksioni i policisë elektrike në Durrës – (30 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në rrethin e Durrësit ka nisur aksioni i policisë elektrike kundër të gjithë atyre që nuk kanë shlyer detyrimet, ndaj filialit elektrik të këtij rrethi. Kështu masat kanë nisur me prerjen e linjave të korrentit dhe me gjoba që kanë arritur në 611 mijë lekë. Falë aksionit të kësaj policie janë lidhur 400 kontrata të reja, 300 prej të cilave janë lidhur në zonën e Kënetës.
Gjithashtu filiali elektrik ka përcjellë për në Gjykatën e Faktit dhe më pas në zyrën e përmbarimit shumë çështje ku viheshin re shkelje të rënda. Deri tani në këtë gjykatë janë në ndjekje 22 raste të atyre që kanë pasur borxhe të mëdha ndaj filialit të KESH-it të Durrësit./tvklan.al