Aksioni i policisë tatimore, mbyllen bizneset pa certifikatë tatimore – (16 Janar 2001)


Aksioni i policisë tatimore, mbyllen bizneset pa certifikatë tatimore – (16 Janar 2001)

15:42 16/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Policia tatimore, ka filluar sot në të gjithë vendin, bllokimin e aktivitetit të disa prej subjekteve tregtare që kanë punuar gjatë vitit 2000 pa certifikatën tatimore. Vetëm sot janë bllokuar 13 subjekte në Tiranë, 12 në Durrës dhe 16 në Elbasan. Përfaqësues të policisë tatimore të thonë, se ky aksion do të vazhdojë derisa, këto subjekte të regjistrohen në degët e tatimeve dhe të shlyejnë detyrimet e tatimit mbi biznesin e vogël.

Për të gjithë subjektet të cilët do të hapnin një aktivitet pa leje, do t’i sekuestrohet malli dhe madje do të bëhet kallëzim për ndjekje penale sipas ligjit për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë./tvklan.al






Të ngjashme