Aksioni kundër minave (31 Gusht 1999)


Aksioni kundër minave (31 Gusht 1999)

13:02 31/08/1999

Një javë aksion kundër minave në kuadër të fushatës shqiptare në gjithë territorin e saj, 31 Gusht – 5 Shtator, një program i të gjithëve dhe për të gjithë. Si një nga pikat kulmore të kësaj fushate ajo organizohet në ditën e përvjetorit të dytë të vdekjes së Princeshës Dajana dhe po këtij përvjetori të vdekjes së Nënë Terezës.

Duke shfrytëzuar figurat e dy personaliteteve në një aktivitet human, rezultatet do të jenë edhe më të arritshme. Do të përkujtohen dy humanistet si simbole të mirësisë dhe të dashurisë njerëzore, të solidaritetit me aktivitetin e tyre në fushën e paqes, çarmatimit dhe kundër armëve të dëmtimit në masë, veçanërisht të minave tokësore.

Mjaft postera, fanela, kapele dhe mjete të ndryshme ku kërkohet ndalimi i plotë i minave, dhunës dhe konflikteve. Qëllimi i këtij aksioni do të jetë rritja e ndërgjegjës qytetare për ndalimin e plotë të përdorimit të minave.

Java aksion kundër këtyre minave kosiderohet si një apel qytetar për çarmatimin masiv të popullatës dhe largimin për qëndrat e banuara të armëve, minave dhe predhave . Të gjithë sëbashku të përpiqemi të largojmë nga jeta jonë këto granata vrasëse./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme