Aktivi i PD-së Durrës fton qytetarët ne protesta: Mbroni votën tuaj që u manipulua (22 Nëntor 2000)
Protestat e PD-së kalojnë dhe në Durrës. Aktivi i degës së këtij qyteti, mbledhur me kërkesë të kryesisë, vendosi që këto protesta kundër manipulimit të votës së lirë, të fillojnë dhe në qytetin bregdetar. Të enjten pasdite, demokratët durrsakë, do të mblidhen në një miting ku priten të marrin pjesë eksponentë të PD-së.
Durrësi është një pikë kyçe tha kryetari i degës demokratike Edmir Kapedani sepse ai ka qënë një ndër zonat më të përfolura për parregullsi në procesin zgjedhor të 1 tetorit. Ndër drejtuesit e aktivave ishte dhe ish kryebashkiaku Arqile Goreja, kandidati demokrat për Bashkinë e Durrësit.
Në aktiv u fol gjatë për raportin e përgatitur nga PD për parregullsitë dhe manipulimet në zgjedhje dhe Durrësi me zonat e tij të shumëpërfolura si 61 dhe 84, zë një vend tepër të rëndësishëm. Kryesia e degës demokratike të Durrësit i ftoi anëtarët e vet që të punojnë me qytetarët për t’i bindur të dalin në protesta për të mbrojtur votën e tyre që u manipulua me 1 tetor./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori