Aktivitetet kulturore në Tiranë – (15 Tetor 2000)


Aktivitetet kulturore në Tiranë – (15 Tetor 2000)

14:10 15/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Festivali, “Vjeshta e Tiranës 2000”, ka nisur sot aktivitetin e tij me hapjen e ekspozitës të piktorit Sokol Buza. Ky është viti i 7, që zhvillohet ky aktivitet në Shqipëri dhe është i organizuar nga seksioni shqiptar i ISCM. Këtë vit është nën patronazhin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës.

Në këtë festival paraqiten 14 koncerte muzikore nga shtete të ndryshme të botës, që do të kenë ditën e tyre muzikore. Gjashtë ekspozita piktorësh për festivalin e arteve pamore. Në ekspozitën e sotme, e cila çeli dhe fillimin e këtij festivali, fjalën e hapjes e mbajti drejtori i festivalit, profesor Sokol Shupo.

Ai ka theksuar, se pikat e forta të këtij edicioni do të jenë përsëri aktivizimi i të rinjve, promovimi i krijimtarisë dhe interpretimit shqiptar dhe mbi të gjitha cilësia. Ndërsa pasdite po në kuadrin e këtij aktiviteti është zhvilluar koncerti “Dita e Muzikës Austriake”./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme