Aktivitetet kulturore në Tiranë – (18 Nëntor 2000)


Aktivitetet kulturore në Tiranë – (18 Nëntor 2000)

15:39 18/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Aktivitetet e shumta kulturore kanë gjallëruar jetën e qytetit të Tiranës, në ditët e kësaj jave që po kalon. Kështu në Teatrin e Operas dhe Baletit është shfaqur me sukses, “Dasma e Figaros”. Kjo shfaqje iu ofrua publikut për katër netë me radhë. Në kinema Millenium ka dalë filmi më i ri Hollivudian “Unë vetja ime dhe Irena”, me protagonist aktorin Jim Carrey.

Ndërsa për admiruesit e arteve figurative, kanë qenë dy ekspozitat e hapura në ditët e fundit. Në GKA, ekspozita me fotografi nga punët e bullgaro-amerikanit Christo Ivanacev dhe në hotel Rogner, ekspozita e piktorit Maks Velo. Ndërsa në mbrëmje në sallën e akademisë së Arteve shfaqet premiera e parë e një opere bashkëkohore shqiptare “Oirat”, me dirigjent Zhani Ciko./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme