Aktivitetet kulturore në Tiranë – (19 Tetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Në Akademinë e Arteve, në kuadër të stinës koncertore, “Allegretto Albania” është zhvilluar një koncert me solistët e rinj të Tiranës. Solistët e rinj të Tiranës, rikthehen më një nga violinistet më premtuese shqiptare, Orgesa Dylgjeri e shoqëruar nga një dirigjent italian. Ndërkohë kjo stinë ka tërhequr një numër të madh shikuesish dhe admirues të muzikës klasike.
“Teatri i Maskave të Zhveshura”, kështu është quajtur tragjikomedia “Njeriu, kafsha dhe virtyti”, nga Pirandelo. Kjo vepër është edhe premiera e parë e vënë në skenën e Teatrit Kombëtar, për sezonin artistik të vjeshtës. Në këtë shfaqje, del në pah jeta e njerëzve në iluzion, pa mendime. Regjia e shfaqjes është realizuar nga regjisorja Drita Agolli. Kjo shfaqje është vënë me mjeshtëri në skenë nga aktorët Bujar Asqeriu, Valbona Imami, Fatos Sela, Ahmet Pasha etj./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora