Aktivitetet kulturore në Tiranë – (4 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Java që sapo u mbyll në Tiranë, ka qenë e mbushur me mjaft veprimtari kulturore dhe artistike. Kështu kryeqytetasit kanë pasur mundësinë të ndjekin mjaft aktivitete të larmishme. Në Teatrin e Operës dhe Baletit është organizuar koncerti recital i sopranos Irini Nikolla dhe baritonit Ylbar Gjini. Në skenën e Teatrit Kombëtar ka vazhduar të shfaqet, drama e Dhimitër Anagnostit “Nata e trokitjeve në xhama”.
Ndërsa në sallën e Akademisë së Arteve të Bukura, përveç rivënies në skenë të komedisë nga Dario Fo “Na mbytën hajdutët”. Kësaj jave është organizuar një mbrëmje koncertale me rastin e 60 vjetorit të lindjes së kompozitorit dhe dirigjentit Ferdinand Deda. Ndërsa në kinema Millenium ka filluar shfaqja e filmit hollivudian “I pathyeshmi” me protagonist kryesor aktorin e njohur Bruce Willis./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora