Aktivitetet kulturore Tiranë – (27 Janar 2001)


Aktivitetet kulturore Tiranë – (27 Janar 2001)

18:38 27/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Java që u mbyll në Tiranë, ka pasur mjaft aktivitete kulturore, megjithëse kësaj here asnjë premier nuk është ngjitur në skenat e teatrove tona. Kështu në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit është rivënë komedia “Stjuardesat”, e realizuar nga trupa e kompanisë teatrore Publimedia.

Në Teatrin Kombëtar, javën që shkoi, kanë qenë dy shfaqe që janë ngjitur në skenë. “Armiku i Popullit”, nga dramaturgu Ibsen dhe “Njeriu virtyti dhe kafsha” nga Lugi Pirandello. Në sallën e Akademisë së Arteve është vënë në skenë shfaqja e autorit grek Babis Cikliropulos, “6 vjet shtatzënë”. Ndërsa në kinema Millenium prej disa ditësh ka filluar të shfaqet filmi i ri hollivudian “X Man”./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme