Aktiviteti për fëmijët talasemikë, qindra të rinj dhurojnë gjak


Aktiviteti për fëmijët talasemikë, qindra të rinj dhurojnë gjak

17:14 11/09/2016

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” me moton “Bamirësia nuk të varfëron” , ka organizuar një aktivitet për dhurimin e gjakut ndaj fëmijëve talasemikë.

Ky aktivitet u zhvillua ditën e sotme në mjediset e qendrës së saj, pranë Sheshit Shqiponja në Tiranë.

Nismëtari i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari, thotë se mbi 500 të rinj kanë dhuruar gjak për t’iu ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve, ku mes tyre spikatën edhe figura të njohura të ekranit shqiptar.

Gjithashtu ai thekson se është hera e parë në Shqipëri që zhvillohet ky aktivitet me këto përmasa.

“E frikshme dhe vlen për t’u thënë është se vendi jonë nuk siguron as 21% të gjakut që duhet. Por mesa duket, ka shpresë, ”

është shprehur Hajdari, duke u bazuar mbi pjesëmarrjen masive të të rinjve në këtë aktivitet bamirësie./tvklan.al






Të ngjashme