Aktorët e “I Infiltruari” bashkë në pushime
Aktorët turq, Cagatay Ulusoy dhe Duygu Sarisin, kanë nisur pushimet sëbashku në brigjet e detit Egje.
Dy aktorët u dashuruan gjatë xhirimeve të serialit të suksesshëm “I Infiltruari”, shumë i pëlqyer edhe në Shqipëri. Prej disa ditësh ata kanë zgjedhur që të kalojnë kohë sëbashku në jahtin e Ulusoy. Teksa Sarisin notonte me një shoqe të sajën në ujërat e pastra të Egjeut, Ulusoy preferoi të kalonte më shumë kohë duke u zhytur dhe gjuajtur peshk, një pasion i tij i njohur. Aktori 27-vjeçar ka shkëlqyer me rolin e Sarpit në serialin “I Infiltruari”, ku u dashurua me 31-vjeçaren Sarisin, e cila luante rolin e komisares Sema. /tvklan.al