Aktori Fuat Boçi merr titullin “Qytetar Nderi” i Fierit – (5 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Për herë të parë, pushteti lokal në Fier ka vlerësuar rolin e aktorëve të këtij qyteti. Këshilli bashkiak me propozim të drejtorisë së teatrit Bylis, i ka dhen titullin “Qytetar Nderi”, Artistit të Merituar Fuat Boçi. Një nga aktorët kryesor të lëvizjes artistike të këtij qyteti. 45 vite karrierë, Fuat Boçi nuk i është ndarë skenës, duke numëruar pjesëmarrje në 150 premiera dhe interpretime në 600 role. 70 vjeçar dhe mjaft energjik, ai shprehet.
Aktori Fuat Boçi:- “Kjo ishte një ngjarje emocionale, jo vetëm për mua, që mu akordua ky titull, por edhe për të gjithë qytetarët e Fierit, të cilët më kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës time në skenë, më kanë dhuruar duartrokitje më kanë dhuruar dashamirësinë e tyre, buzëqeshjen e tyre edhe unë bashkohem edhe me këto ndjenjë të qytetarëve të mi, të cilët në këto momente, që mua mu akordua ky titull është vlerësim i madh jo vetëm për mua, por për gjithë qytetarët e Fierit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti