Aktori i famshëm turk “sheh vdekjen me sy”


Aktori i famshëm turk “sheh vdekjen me sy”

14:21 26/07/2018

Aktori i njohur i serialeve turke, Can Gurzap, i ka mbijetuar një përplasjeje të rëndë nga një motor teksa kalonte rrugën në distriktin Sapanca të Sakaryas.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e 21 Korrikut, ndërsa aktori vijon të mbetet në spital. Pasi qëndroi për tre ditë në reanimacion, gjendja e 74-vjeçarit që pësoi lëndime kokë dhe gjoks raportohet se është përmirësuar.

Media turke ka publikuar edhe videon e aksidentit.

Gurzap po kalonte në anën tjetër të rrugës pasi kishte parkuar makinën e tij, kur një emigrant sirian që drejtonte një motor pa targa e përplasi fuqishëm. Aktori mbeti i shtrirë në tokë dhe i mbuluar në gjak derisa sa në vendngjarje mbërriti ambulanca që e transportoi me shpejtësi në spital.

Mes dhjetëra roleve në teatër, filma dhe seriale, Can Gürzap njihet gjerësisht për rolin e Davutit në serialin “Lugina e Ujqërve”. /tvklan.al






Të ngjashme