Aktorja amerikane kur vdiq kishte në trup kokainë, heroinë dhe ekstazi


Aktorja amerikane kur vdiq kishte në trup kokainë, heroinë dhe ekstazi

21:47 19/06/2017

Raporti i autopsisë tregon se aktorja amerikane Carrie Fisher kishte në trup kokainë, heroinë dhe ekstazi kur u sëmur në aeroplan një vit më parë, por hetuesit nuk mundën të përcaktonin se çfarë ndikimi kishin drogërat e gjetura në sistemin e saj imunitar.

Sipas raportit, Fisher mund të kishte marrë kokainë 3 ditë përpara se të udhëtonte me aeroplan më 23 dhjetor. Ajo vdiq 4 ditë më vonë. Substancat narkotike u zbuluan nga ekzaminimet toksikologjike të mostrave të marra nga viktima.

Zyrtarisht u tha se aktorja humbi jetën si pasojë e bllokimit të frymëmarrjes në gjumë, e kombinuar edhe me faktorë të tjerë.

/tvklan.al






Të ngjashme