Aktorja e dashur flet pas divorcit: Bëra ç’më deshi e bardha zemër!
Vetëm pak kohë pasi është divorcuar nga bashkëshorti i saj këngëtar, aktorja e njohur turke Merve Bolugur duket se nuk është penduar aspak për vendimin e rëndësishëm në jetën e saj.
Aktorja e njohur në Shqipëri për rolin e Zeynepit në serialin “Kuzey Guney” ka vizituar Parisin, ku edhe ka festuar me shoqërinë e saj 30-vjetorin e lindjes. “Kam miq aq të mirë sa bëjnë gjithçka vetëm për një buzëqeshje timen. Si një grua çmendur, e pjekur dhe e ndjeshme në ditëlindjen time bëra ç’më deshi e bardha zemër”
, shkroi aktorja në një postim në rrjetet sociale. Merve Bolugur javën e kaluar i dha fund martesës së saj dyvjeçare me këngëtarin e njohur Murat Dalkiliç./tvklan.al