Aktorja nga Kosova bëhet pjesë e “Duplex”
Mbrëmjen e kësaj të shtune ka nisur rrugëtimin në Tv Klan spektakli i humorit, “Duplex”.
Të pranishmit në sallë, por edhe shikuesit nga shtëpinë, kanë qeshur me “humorin bio” të trupës së “Duplex”. Emrave të njohur të humorit nga e gjithë Shqipëria, u është bashkuar edhe aktorja dhe modelja nga Kosova, Arta Elezaj. Në rolin e saj të parë Elezaj u prezantua si fqinja, e cila u kërkonte Julit dhe Albanos të bënte dush në shtëpinë e tyre. Elezaj, e njohur për publikun me rolin në serialin “O sa mirë”, përveçse me talentin e lindur tërheq vëmendjen edhe me paraqitjen e saj shumë seksi.Përveç aktores nga Kosova, trupës së “Duplex” iu bashkua edhe Pirro Tola, i cili luajti rolin e një të riu që dëshironte të bëhej artist në mënyrë që të tërhiqte sa më shumë femra. /tvklan.al