Aktorja turke dhe futbollisti i njohur bëhen prindër për herë të parë
Aktorja dhe modelja e njohur turke, Amine Gulse dhe futbollistit i Arsenalit Mesut Ozil janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja, e cila ka postuar një foto familjare së bashku me vajzën, së cilës i kanë vendosur emrin Eda.
“Faleminderit Zot! Vajza jonë Eda erdhi në jetë e shëndetshme”, shkruan Gulse bashkëngjitur fotos, ku çifti duket më i lumtur se kurrë.
Ozil dhe Gulse u martuan në Stamboll qershorin e kaluar. Ata kanë mbajtur sekret gjithçka, dasmën e tyre, madje edhe faktin që modelja ishte shtatzënë./tvklan.al