Akuza dhe show në fushatën presidenciale
Sondazhet kanë nxitur edhe më shumë akuzat dhe show në fushatën për president të Shteteve të Bashkuara.
Miliarderi amerikan Donald Trump akuzoi rivalen e tij se kërkon të ndryshojë Amendamentin e 2 të Kushtetutës për kontrollin e armëve të zjarrit.
Stafi i ish – Sekretares Amerikane akuzoi Trumpin se po nxit dhunë, duke u përpjekur të bëjë shfaqje. Më herët Clinton tha se e gjithë fushata e Trimp është themeluar mbi një gënjeshtër, duke iu referuar kthesës që kandidati republikan bëri lidhur me deklaratat e tij për vendlindjen e presidentit Obama.
E ftuar në studion e prezantuesit të famshëm Jimmy Fallon, kandidatja demokrate ruajti një profil të ulët duke thënë se nuk është një njeri i spektaklit si kundërshari i saj. Në të njëjtën studio Donald Trump dha një shfaqje të vërtetë, kur lejoi prezantuesin të hiqte dyshimet rreth flokëve të tij.
Tv Klan