Akuza për avionë me drogë në Seman, reagon qeveria
Qeveria ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike lidhur me dyshimet mbi fluturimin e tre avionëve me drogë mbi Seman. Duke iu përgjigjur deklaratës së deputetit demokrat, Flamur Noka, në reagimin e saj qeveria thotë se, asnjë avion nuk është ulur në territorin e vendit tonë por vetëm kanë fluturuar.
Reagimi i plotëGjatë sezonit veror numri i avionëve të vegjël privatë që fluturojnë mbi bregdetin shqiptar në një lartësi të ulët, për shkak të madhësisë së avionit, është i madh.
Nga të dhënat e “Albcontrol” konfirmohet se dje, në hapësirën shqiptare dhe konkretisht ne pjesën Jugperëndimore- Perëndimore kanë fluturuar 4 avionë VFR të cilët janë nisur nga aeroporti i Korfuzit (LGKR), për në aeroportin e Tivatit (LYTV).
Ndryshe nga çka pretendon Partia Demokratike, në asnjë rast nuk ka pasur ulje në territorin shqiptar.
Të katër këto fluturime kishin plotësuar plan të rregullt fluturimi ku parashikonin hyrjen në hapësirën shqiptare nga pika Pitas dhe daljen nga pika Rodon. Parashikimi i kohës së daljes varion ne varësi të rrugës, kushteve meteorologjike, shikueshmërisë apo turbulencave. Në planin e fluturimit pilotët kanë kërkuar të fluturojnë përgjatë vijës bregdetare, ndërkohë që trafiku është menaxhuar normalisht nga kontrollori në sektorin e APP.
Bashkangjitur gjenden stripset me shënimet përkatëse për secilin avion: