Akuza për favore seksuale dhe korrupsion, pezullohet konkursi i Miss-it


Akuza për favore seksuale dhe korrupsion, pezullohet konkursi i Miss-it

21:51 22/03/2018

Konkursi për Miss Venezuela është pezulluar pas publikimit në rrjetet sociale të akuzave për favore seksuale dhe korrupsioni financiar.

Ish-pjesëmarrësit e Miss Venezuela kanë akuzuar pjesëmarrëset për marrjen e parave nga biznesmenët dhe zyrtarët qeveritarë në shkëmbim të favoreve seksuale.

Pas këtij skandal është pezulluar konkursi Miss  dhe Mister Venezuela. Organizatorët kanë njoftuar se do të rishikojnë të gjitha pretendimet e ngritura në median sociale.

/tvklan.al  






Të ngjashme