Akuza për terrorizëm, nëna e Ergys Fasllisë: Djali im berber me dy fakultete


Akuza për terrorizëm, nëna e Ergys Fasllisë: Djali im berber me dy fakultete

16:08 07/11/2016 https://youtu.be/KbDVSDCXf0I

Nga Shkodra, familjarët e Ergys Fasllisë komentuan për gazetarët arrestimin e djalit të tyre, të akuzuar si mbështetës i ISIS.

Familjarët e Faslisë, ndërsa kërkuan lirimin e tij, thanë se i biri është arrestuar vetëm, sepse është besimtar. 

Nëna e Ergys Fasllisë:

Djali im nuk ka pas lidhje dhe në shtëpinë tonë nuk është folur ndonjëherë për ISIS. Djali im është me dy shkolla të larta, ka mbaruar për infermieri dhe biokimi. Nuk kemi pas mundësi me e financu, se kanë lyp lekë me hy në punë djali jonë. Me pasë lekë kishim ndihmuar djalin me hy në punë. Djali ka punuar një berber i thjeshtë.

Jetmira Fasllia i kërkon shtetit ta lërë të lirë djalin e saj, në besimtar i rregullt në xhaminë e Shkodrës.

Nëna e Ergys Fasllisë:

Me u bë djali terrorist, se shkon në xhami. Nuk është vetëm djali im që shkon në xhami.






Të ngjashme