Akuza të reja rëndojnë mbi Nehat Kullën (7 Shtator 2000)


Akuza të reja rëndojnë mbi Nehat Kullën (7 Shtator 2000)

15:48 07/09/2000

Vrasje, tentativë vrasje, bandë e armatosur, rrëmbim personi, armëmbajtje pa leje, falsifkim dokumentesh. Këto akuza ka rreshtuar sot Prokurori Bujar Hoxha për Nehat Kullën në Gjykatën e Faktit Tiranë. Në seancën e sotme për rreth 30 minuta, prokurori ka lexuar akuzat ndaj Kullës dhe të akuzuarit tjetër Ramadani.

Vrasja e Fatmir Thaçit dhe plagosja ndaj 8 policëve, rrëmbimi i Gëzim Zilit janë veprat që rëndojnë më shumë mbi Nehat Kullën. Ndërsa për akuzën armëmbajtje, Prokurori Hoxha ka rreshtuar një sërë municionesh të i cilat janë gjetur të pandehurit në momentin e ndalimit.

Nëpërmjet avokatit Leli, Nehat Kulla ka pranuar akuzën e armëmbajtjes, por ka mohuar kategorisht të gjitha akuzat e tjera. Prokurori Hoxha ka kërkuar të administrohen si provë dhe një deklarim i motrës së viktimës Fatmir Thaçi, marrë nga burgu i Athinës ku akuzohet pikërisht Nehat Kulla si vrasës, por trupi gjykues ka kërkuar që dëshmitarja të thirret në sallë për të deklaruar./tvklan.al






Të ngjashme