Akuzat e Partisë Socialiste dhe qëndrimi i Genc Rulit
Autori: Blendi Fevziu
23:50 11/10/2010Emisioni “Opinion” ka sjellë mbrëmjen e sotme ballafaqimin e ministrit të ekonomisë Genc Ruli, me gazetarët Sonila Meço dhe Robert Rakipllari. Diskutimi ishte fokusuar tek akuzat e opozitës, që lidhen me privatizimin e ekspozitës ”Shqipëria Sot”.
Në fillim të emisionit Ruli u shpreh: Në fakt kemi të bëjmë me një proçes që nisi, atë të kthimit të pronës, por meqënëse prona private e konfiskuar që në ’45 apo ’46, bashkëshoqërohet me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur më vonë, vetvetiu në proçesin e privatizmit, në proçesin e kthimit të pronës vepron ligji i privatizimit dhe ligji i kthimit dhe privatizimit të pronës./tvklan.al