Akuzat e PD, Rama: E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën


Akuzat e PD, Rama: E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën

19:46 30/09/2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Partia Demokratike, e cila e cilësoi një truk për të mashtruar opinionin publik, arrestimin e të riut Rexhep Rrajas.

Rama shkruan se :

E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar

👎

Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë. Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë

🤡

Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin.

PD, pasditen e së dielës tha se Rama po tenton të mbyllë një skandal politik, atë të përfshirjes direkte të disa prej pushtetarëve më të lartë të vendit në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit Rraja.

/tvklan.al






Të ngjashme