Akuzat e PD, reagon Ministri Tahiri


Akuzat e PD, reagon Ministri Tahiri

13:39 15/05/2016

Pas akuzave të Partisë Demokratike për lidhje me krimin, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar me anë të një postimi në Facebook.

“Tanimë fronti i së keqes ka shkuar përtej opozitës. Faleminderit SHQUP –it që ma kujton, pa kursyer edhe të dielën”,

shkruan Ministri Tahiri në postimin e tij.

Më herët selia blu e akuzoi drejtëpërdrejt Ministrin e Brendshëm, se ka favorizuar largimin e Balilit jashtë vendit, i detyruar nga lidhjet e tij me rrjetin e narkotrafikut.

Ndërsa në një tjetër dalje, Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, tha se në kundërshti me ligjin dhe Kushtetutën, Tahiri po përgjon opozitën, ambasadorë e gazetarë, përmes një pajisjeje të instaluar në zyrat e Drejtorisë së Policisë./tvklan.al






Të ngjashme