Akuzat ndaj Ministrit të Rendit Spartak Poçi (28 Prill 2000)


Akuzat ndaj Ministrit të Rendit Spartak Poçi (28 Prill 2000)

14:18 28/04/2000

Ministri i Rendit Publik Spartak Poçi mbulohet nga akuzat në një kohë kur në fakt priteshin akuza për pjesëtarë të Kabinetit Meta por jo për ministrin i cilësuar si ministri më i suksesshëm i kabineteve Majko dhe Meta. Nga selia e qeverisë nëpërmjet këshilltarit të Kryeministrit Meta, publikohet mbështetja për Ministrin Poçi. E njëjta mbështetje vjen dhe nga selia rozë kryetarit të socialistëve Nano.

Por këto konfirmime nuk mund të mbyllin gojën brenda qeverisë dhe Partisë Socialiste të cilat amplifikojnë këto akuza. Ish kryeministri Majko i cili ka bërë dhe propozimin vetë që Ministër i Rendit të jetë Spartak Poçi dhe që gjatë qeverisjes së tij e ka cilësuar Poçin si krahun e djathtë, për Teelevizionin Klan komenton sot akuzat ndaj ministrit.

Pandeli Majko: Mendimi im dhe mendoj që nuk është vetëm mendimi im por dhe i njerëzve të thjeshtë është që me ardhjen e Spartakut, bazuar dhe me punën e paraardhësve të tjerë, është realizuar një volum pune i cili është i përgjegjshëm për vendosjen e rendit në Shqipëri. Është një koleg i cili ka ditur të përplaset me krimin dhe me mendoj që në lidhje me këtë, shumë njerëz përfshirë dhe në politikë duhet të jenë mirënjohës sepse jo të gjithë sot kan guximin të përplasen me krimin.

Gazetarja: Si i komenton akuzat që po i bëhen sot Ministrit Poçi dhe sipas mendimit tuaj nga kush dirigjohen?

Pandeli Majko: Të gjithë Ministrat e Rendit Publik në Shqipëri kanë patur akuza por e rëndësishme është që gjërat që ata kryejnë nëpëmjet njerëzve të thjeshtë është që nëse një ministër ka punuar apo jo në nivelin që duhet.

Gazetarja: Nga SHBA-ja është quajtur si një nga ministrat më të suksesshëm. Pse në një moment të tillë në prag të zgjedhjeve vijnë kaq shumë akuza?

Pandeli Majko: Unë mendoj që bëhet fjalë patjetër personale. E rëndësishme është që Ministri Poçim mbet ai që është dhe në këto momente kur policia po lufton me krimin asaj i duhet vetëm përkrahja, që nga Koseni deri tek Poçi.

Ndërsa kryetari i SHISH Neritan Ceka publikon faktin se në fillim të Marsit ka fillur një kontroll në Ministrinë e Rendit por sipas tij akuzat kanë një tjetër burim.

“Nuk jemi futur në detaje por kemi parë që nuk ka një koordimin të punës midis SHISH-it dhe Ministrisë së Rendit veçanërisht në luftimin e kriminalitetit edhe krimit në ekonomi.”/tvklan.al






Të ngjashme