Akuzat ndaj Obamës, tërhiqet Trump

epa05660547 YEARENDER 2016 NOVEMBER US President Barack Obama (R) and President-elect Donald Trump (L) meet in the Oval Office of the White House in Washington, DC, USA, 10 November 2016. President-elect Donald Trump and future First Lady Melania Trump are meeting with President Obama and First Lady Michelle Obama at the White House and are expected to discuss efforts toward a smooth transition of power. EPA/MICHAEL REYNOLDS

Akuzat ndaj Obamës, tërhiqet Trump

10:51 14/03/2017

Shtëpia e Bardhë duket se e ka zbutur qëndrimin e saj për akuzat e presidentit, Donald Trump, se paraardhësi i tij, Barack Obama, e kishte përgjuar atë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016.

Kjo lëvizje u bë mbrëmë, ndërsa Departamenti i drejtësisë ka kërkuar nga ligjvënësit më tepër kohë për të paraqitur dëshmi në mbështetje të akuzave të presidentit Trump.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, tha se pretendimi i Trumpit kishte parasysh një aspekt të gjerë të “vëzhgimit dhe aktiviteteve të tjera”, kur ai e ka bërë këtë akuzë në një shkrim në Twitter, në fillim të këtij muaji.

Kevin Leëis, zëdhënës i ish-presidentit, Barack Obama, tha se pretendimi i Trump ishte “thjesht i pavërtetë”.

Liderët e Komitetit të Inteligjencës së Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara thanë se do t’i japin afat Departamentit të drejtësisë deri më 20 të këtij muaji, që të paraqesin dëshmi, duke sugjeruar se do ta përdorin të drejtën për t’i thirrur për dëgjim.

Megjithatë, Departamenti i drejtësisë nuk është i detyruar t’i përgjigjet kërkesës së ligjvënësve e as që ta plotësoj afatin e dhënë./tvklan.al






Të ngjashme