Akuzat për ministren Shuli – (29 Tetor 1999)


Akuzat për ministren Shuli – (29 Tetor 1999)

18:18 29/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Të pa vërteta dhe abuzuese janë cilësuar nga Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, sulmet e bëra në median e përditshme të shkruar. Dy ditë me radhë shkrimet në gazetë duke filluar nga titujt për ministrinë që reagon janë shpifje të qëlimshme. Të gjitha problemet që ngrihen në emër të ministres Shuli dhe bashkëshortin e saj janë të pavërteta, duke filluar nga fakti që bashkëshorti i saj nuk ka qenë në Paris dhe nuk punon në drejtorinë e përgjithshme të rrugëve.

Procedura e realizimit dhe lëvrimit të fondeve të prokuruara kryet nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe jo të ministrisë. Firma Behase e cila ka marrë përsipër ndërtimin e segmentit të dytë të Koridorit 8-të është një firmë e njohur dhe nuk lë mundësi abuzive pasi kontratat bëhen me konsulencë të huaj.

Sipas Ministrisë së Punës është Banka Europiane e Investimeve ajo që po bashkëpunon me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për vazhdimin e punimeve të Koridorit 8-të./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme