Akuzat për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhje
Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se, ai ka informacion që të tjerëve u mungon për ndërhyrjet e mundshme kibernetike në zgjedhjet amerikane. Duke folur në një mbrëmjeje para gazetareve, Trump këmbënguli se mund të një tjetër faktor përtej Rusisë që mund te fshihet pas piraterisë kibernetike.
“Mund të jetë dikush tjetër. Unë gjithashtu di gjera që të tjerët nuk i dinë” tha Trump duke premtuar se do ta zbulonte shumë shpejt atë për të cilën ka dijeni.
Trump ka në axhende në mes të javës një komunikim te informacioneve për hakerimin e zgjedhjeve, në përgjigje të deklarimit të Obames për sanksione të reja ndaj Moskës.
“Nëse kujtoni armët e shkatërrimit në masë, ata e kishin gabim, tha Trump duke iu referuar informacioneve të dështuara që çuan në luftën e Irakut.
Trump vazhdimisht e ka hedhur poshtë një përfundim të shërbimeve amerikane se Moska qëndron pas hakerimit të zgjedhjeve amerikane.
Qëndrimi i Trump është në kundërshti me shumë Republikane në kongres të cilet kanë kërkuar masa më të ashpra ndaj Rusisë. Ai madje e vlerësoi presidentin Putin si të mençur që nuk ndërmori sanksione reciproke ndaj SHBA-së.
Tv Klan