Akuzohej për 9 vjedhje, arrestohet 18-vjeçari
Policia e Sarandës ka arrestuar 18-vjeçarin S.P. i shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka vjedhur disa banesa në këtë qytet.
Sipas autoriteteve ky person ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Ksamil, Sarandë.
“Më datë 04.06.2020 ka vjedhur disa produkte në dyqanin e një shtetasi; Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi; Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një tjetër shtetasi; Më datë 29.08.2020 ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje; Më datë 03.09.2020 ka vjedhur një aparat celular në një dhomë të marrë me qira nga një shtetas; Më datë 26.09.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi; Më datë 14.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje; Më datë 24.10.2020 ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi; Më datë 25.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në automjetin e një shtetasi”, njofton Policia.
Ndërkohë blutë e këtij qyteti vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të 18-vjeçarit. /tvklan.al