Akuzohen se përdhunuan turisten finlandeze, ndalohen shqiptari dhe shoku i tij


Akuzohen se përdhunuan turisten finlandeze, ndalohen shqiptari dhe shoku i tij

10:01 30/08/2018

Dy persona u ndaluan nga policia greke në Kretë, pasi akuzohen se përdhunuan një turiste finlandeze 23 vjeç. Njëri prej të arrestuarve është një shqiptar 20-vjeçar, i cili nuk ka precedent të mëparshëm penal.

Turistja 23-vjeçare ishte paraqitur në spital dhe deklaroi se ishte përdhunuar nga dy të huaj. Autoritetet spitalore njoftuan policinë, e cila nisi menjëherë hetimet për të identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit.

Pas verifikimeve, autoritetet ranë në gjurmën e tyre dhe i arrestuan. Shqiptari 20-vjeçar mohoi akuzat për abuzim seksual, duke deklaruar se gjithçka kishte ndodhur me pëlqimin e turistes nga Finlanda. Po kështu deklaroi edhe shoku i tij. Policia greke i liroi me kusht dy personat e dyshuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar tërësisht këtë ngjarje. /

tvklan.al






Të ngjashme