Akuzohet për cisterna nafte në Sarandë, reagon ministri i Financave Anastas Angjeli (7 Mars 2001)
Materialet e fabrikuara që nuk kanë asnjë lidhje me Ministrinë e Financave i ka quajtur ministri Angjeli shkrimet e ditëve të fundit në një të përditshme shqiptare. Në këto shkrime, Ministri Angjeli akuzohet për disponimet e disa çisternave të karburantit në gji të Sarandës, por për vetë ministrin këto janë shpifje. Sipas tij këto shkrime u shërbejnë me besnikëri klaneve kontrabandiste.
Ministri Angjeli deklaroi sot se e vetmja lidhje që ka me këta kontrabadistë të vërtetë është lufta e vazhdueshme ndaj tyre për të forcuar shtetin dhe për të shëndoshur financimet publike. Është luftuar kontrabanda dhe korrupsioni duke prishur kështu parajsën fiskale të kontrabandistëve është shprehur Angjeli.
Duke marrë rolin e qytetarit ministri Angjeli do t’i drejtohet organeve kompetente të drejtësisë për të hedhur poshtë shpifjet në adresë të tij./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti