Akuzoi babain për dhunë, ndërhyn live nusja: Hajde në shtëpi se…
Një 43-vjeçar nga Tepelena ka treguar mesditën e sotme në programin “Historia ime” në TV Klan dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar vazhdimisht nga babai i tij.
Ilir Dehari ka treguar në studio se babai e ka përçmuar dhe nuk është sjellë si prind për të. Vuajtjet nisin që nga fëmijëria dhe e kanë shoqëruar përgjatë viteve, ku grindjet me babain kanë çuar edhe në konfrontim fizik.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike, nusja e Ilirit shprehet vetëm se ai duhet të kthehet në shtëpi se e ka babain sëmurë.
Mirela Milori: Alketa përshëndetje!
Alketa Dehari: Thuaji Ilirit hajde se e ke babin sëmurë, kaq.
Mirela Milori: Dakord Alketa!
Alketa Dehari: Në rregull? Iliri nuk më ka thënë gjë që jam në Tiranë.
Mirela Milori: Është nusja Alketa?
Ilir Dehari: Po!
Mirela Milori: Ilir foli një fjalë babait se tha që është sëmurë.
Ilir Dehari: Unë tani i them babit mos e keqkuptoj këtë ardhjen time këtu në emisionin tuaj, unë përkundrazi shpreha historinë time përgjatë kohës dhe në vazhdim. Unë e dua shumë familjen time, e respektoj dhe mos ketë keqkuptime./tvklan.al