Alarm bombe në Gjykatën e Kasacionit (23 tetor 1998)


Alarm bombe në Gjykatën e Kasacionit (23 tetor 1998)

10:19 23/10/1998

Një telefonatë anonime në  Drejtorinë e Policisë  ka vënë në alarm Gjykatën e Kasacionit. Flitej për një shpërthim bombe e cila ishte vendosur në ambientet e jashtme të Gjykatës dhe mund të shpërthente nga momenti në moment. Disa dhjetëra forca të policisë dhe inspektorë të kriminales kanë shkuar në vendngjarje për të konfirmuar sinjalizimin. Pas një kontrolli të imtësishëm rezultoi që alarmi të ishte fals.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku u njoftua për bombë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme