Alarm i rremë për bombë në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja (5 Shkurt 1999)
“Kemi vënë bombë në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja”. Këto janë fjalët e një telefonate anonime transmetuar oficerëve të Drejtorisë së Policisë. Telefonata e ardhur në sallën operative ka alarmuar uniformat blu të cilat shkuan menjëherë në vendngjarje.
Policë të Rendit, të kriminales por dhe qentë e erës janë angazhuar për të kontrolluar çdo cep të shkollës. Nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle të frikësuar kanë boshatisur klasat dhe kanë dalë të tmerruar në oborr për të pritur me pas rezultatet e kontrollit.
Telefonata rezultoi e gënjeshtërt. Megjithëse një alarm jo i vërtetë ai ka ngjallur frikë dhe ankth tek ata që mësojnë aty. Këto alarmime të rreme që vijnë duke u shtuar gjithnjë e më shumë, përveçse ndjellin panik, bëjnë që të ketë shumë lëvizje dhe mbajnë në “korent” forcat e policisë./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti