Alarm në Uashington DC, mbyllet salla e Kongresit


Alarm në Uashington DC, mbyllet salla e Kongresit

16:00 08/07/2016

Burme të shumta kanë raportuar "alarm sigurie" në shtëpinë e politikës amerikane, sallën e Kongresit në Uashington DC, pasi një grua është parë duke lëvizur me armë rrotull.

Gazetari i "Washington", Julian Hattem, i cili ka shkruajtur për sigurinë kombëtare, ka bërë të ditur lajmin, duke e shkruar në rrjetin social Twiter.

Gjithashto, Laura Barron-Lopez, nga "Huffington Post" ka thënë se politikanët kanë braktisur me ngut vendin .

uash

Disa njerëz aty pranë kanë thënë se gruaja kishte hyrë në  “Building Rayburn House”, nëpërmjet një tuneli.

Kongresmeni republikan Dennis Ross  ka thënë se gruaja në fjalë ishte një anëtare e stafit e cila ka punuar në ndërtesë. Detaje të tjera do të publikohen në vazhdimësi/Tvklan.al





Të ngjashme