Alarm nga epidemia e gripit, Pipero: Jemi vetëm në fillim, 14 mijë të prekur në javë (05 Janar 2012)
Shqipëria është në prag të një epidemie gripale. Rastet e të prekurve nga virozat e stinës sa vijnë e shtohen, ndaj autoritetet shëndetësore paralajmerojnë se situata pritet të përkeqësohet dhe kërkojnë vemendjen e qytetarëve.
Gripi u dyshua se i mori jetën edhe një vajze 21 –vjeçare në Librazhd dhe se u bë shkak për shtrimin në urgjencë të dy personave të tjerë, vëlla e motër. Por sipas drejtorit të Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë shkak i vdekjes së vajzës dyshohet të jetë meningiti. Për 2 rastet e tjera ai thotë se janë jashtë çdo rreziku për jetën dhe se nuk ishin të prekur nga gripi.
Simptomat gripale janë përgjithësisht temperaturë e lartë , dhimbje trupore dhe të vjella. Por specialistët rekomandojnë kontaktin me mjekun, përpara se të shkohet tek përdorimi i medikamenteve./tvklan.al