Alarm për bombë në Prokurori – (23 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kemi vënë bombë tek Prokuroria e Përgjithshme. Telefonata anonime e rënë sot tek 19 ka alarmuar uniformat blu të kryeqytetit të cilët më pas kanë kontrolluar imtesisht godinen e Prokurorise. Por pas një kontrolli të gjatë nga xhenierët, alarmi për bombë ka rezultuar i rremë. Alarmi i rremë për një shpërthim tek Prokuroria e Përgjithshme përsëritet për të dytën herë brenda pak muajsh.
Rreth Prokurorisë janë shtuar masat e sigurisë dhe janë forcuar kontrollet ndaj njerëzve që hyjnë në godinë. Por një telefonatë e rënë sot në Policinë e Vlorës ka lajmëruar uniformat blu se në një shtëpi private është vënë një eksploziv që pritet të shpërthejë. Forcat xheniere pasi kanë shkuar atje kanë gjetur njeë sasi të madhe dinamiti që për pak po shpërthente.
Ndërhyrja e tyre ka mënjanuar një tragjedi pasi banorët e shtëpisë ishin brenda. Autori i vënies së dinamitit sipas policisë është ish-dhëndri i shtëpisë i cili sapo ishte divorcuar nga gruaja e tij dhe për tu hakmarrë ndaj ish-vjerrit i vuri atij eksplozivin në shtëpi. Policia arreston atentatorin./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj