Alarm për bombë në stacionin hekurudhor të Pragës
Praga, kryeqyteti i Çekisë, është alarmuar sot nga një njoftim për bombë.
Një person anonim ka njoftuar përmes telefonit për vendosjen e një bombe në stacionin kryesor hekurudhor të Pragës dhe në 10 vende të tjera në tërë Republikën Çeke.
Informacioni është konfirmuar për agjencinë çeke të lajmeve, ČTK nga zëdhënësja e policisë, Markéta Janovská, por ajo nuk ka përmendur adresat e vendeve konkrete ku personi anonim, ka thënë se ka vendosur bombat.
Sipas informacioneve e kërcënëuar mund të ishte Bashkia e Pragës, një ndërtesë komunale në Jiqinit, stacioni dhe bashkia e Pilsenit, Pardubicës, dhe një shkolle në këtë qytet.
Sipas të dhënëva të policisë çeke është dhënë urdhër evakuuimi në këto lokacione të dyshuara, ndërsa janë anuluar të gjitha udhëtimet me tren./tvklan.al