Alarm për stuhi bore
Një stuhi dëbore nga që nisi në Alabama dhe përfundoi në New York la të vdekur 3 persona dhe stuhitë e forta të dëborës vazhdojnë në disa zona të tjera.
Në Kentucky një burrë gjeti vdekjen sepse kamioni me të cilin po udhëtonte rrëshqiti nga akulli në rrugë dhe u përmbys. Sipas raportimeve dhe dy persona të tjerë ishin gjendur të vdekur në Oregon dhe Maine si pasojë e të ftohtit. Shtëpitë në Virginia janë pa energji elektrike për shkak të stuhive të dëborës. Sipas NBC, 72 milionë amerikanë duke filluar nga Maine e deri në Mississippi janë në rrezik të kushteve të këqija të motit. Stuhia e dëborës “Helena”, është duke u zhvendosur në veri të vendit. Në New York pritet reshje të shumta dëbore, sipas meteorologëve që parashikojnë një dëborë me trashësi 20 cm./tvklan.al