Alarm tek kombëtarja, probleme për Sadikun dhe Kukelin


Alarm tek kombëtarja, probleme për Sadikun dhe Kukelin

11:39 23/09/2016

Armando Sadiku dhe Burim Kukeli nuk e përfunduan sfidën e tyre me Zurich. Të dy futbollistët e Kombëtares lanë fushën pas përplasjeve me kundërshtarët duke kërkuar ndihmën e mjekëve. Sadiku mori një goditje në gju, por ende nuk dihet shkalla e dëmtimit.

Klubi zviceran nuk ka njoftuar asgjë. Kukeli qëndroi më gjatë në takimin me Servette ku dha edhe pasimin për golin e dytë. Megjithatë edhe mesfushori është zëvendësuar disa minuta para përfundimit.

Një situatë delikate para takimeve kualifikuese të Kupës së Botës 2018 me Lihtenshtejnin dhe Spanjën më 6 dhe 9 tetor.

Armando Sadiku dhe Burim Kukeli ishin titullarë në ndeshjen e parë me Maqedoninë. Sadiku shënoi edhe golin e parë për kuqezinjtë. Lajme të mira vijnë nga Torino ku Arlind Ajeti nisi vrapimet e para, duke treguar se mund të jetë shpejt gati për të zbritur në fushë./TV KLAN






Të ngjashme