Alarm terrorist në aeroport
Një alarm terrorist ka bllokuar fluturimet në aeroportin Newark të Nju Xhersit në Shtetet e Bashkuara.
Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit kur një pasagjer nuk kaloi përmes pajisjes së kontrollit, duke shkaktuar një alarm për personelin e sigurisë. Bllokimi i fluturimeve zgjati 5 orë, ndërkohë që njeriu mister nuk është arrestuar ende.
Masat e sigurisë në të gjitha aeroportet amerikane janë tepër të rrepta. Sipas rregullave të reja, personeli i sigurisë do të bëjë kontroll të plotë trupor të udhëtarëve nga një listë vendesh që konsiderohen me rrezikshmëri në fushën e sigurisisë, si Nigeria, Pakistani, Siria, Irani, Sudani, Jemeni dhe Kuba.
Ndërsa pasagjerët nga vendet e tjera do të kontrollohen në mënyrë të rastësishme. Por grupet e të drejtave të njeriut i kanë kritikuar këto masa.
Sipas organizatës Privacy International, skanerat që do të vendosen nëpër aeroporte nuk mund të tregojnë se çfarë objekti fshihet nën rroba apo midis rrobave. Ato vetëm mund të zbulojnë se diçka nuk shkon. Këto aparatura kanë një vlerë jashtëzakonisht të kufizuar tha ai.
Tv Klan